Ajo thotë, se një vendim të tillë e ka pritur pasi Franca ka procedura të komplikuar për ekstradim në legjislacionin e saj, transmeton lajmi.net.
“Vendimi normalisht që vendoset në kontekstin e Francës, ku absolutisht të gjitha procedurat për ekstradim, pavarësisht nëse ato janë kërkuar ndaj Haradianjt apo ndokujt më pak të njohur, janë shumë të komplikuara kur bëhet fjalë për krime lufte, krime kundër njerëzimit dhe gjenocid”, ka thënë Hartmann për Tanjug.
Çështja është, siç thuhet, kërkesa për ekstradim duhet të përmbush të gjitha kushtet e parashikuara sipas ligjit penal të Francës, dhe përveç kësaj duhet një numër i madh i kërkesave ligjore.
Procedurat në Francës për të vendosur mbi kërkesën për ekstradim zgjasin shumë kohë, ndërsa ne vende të tjera përfundojnë dy deri në tre javë, vuri në duke Hartmann.