Policia Rajonale e Ferizajt ka shqiptuar 6335 gjoba kundërvajtëse vetëm gjatë muajit tetor të këtij viti.
127 shoferëve u është marrë patentë shoferi, raporton Indeksonline.
Nga gjobt e shqiptuara për kundërvajtje, ka të tilla për përdorim të telefonit gjatë vozitjes, mospërdorim të rripit të sigurimit, xhma të errët, tejkalime në vijë të plotë, e kështu me radhë.
Disa nga kundërvajtjet e shkaktuara në komunikacionin rrugor:
– Tejkalim i shpejtësisë: 2166 gjoba
– Mospërdorimi i rripit të sigurisë: 771 gjoba
– Përdorimi i telefonit gjatë ngasjes: 443 gjoba
– Skadimi i afatit të regjistrimit të automjetit: 394 gjoba
– Xhamat e errët, vendosja e foljes ose materialit tjetër: 286 gjoba
– Drejtimi i mjetit pa patentë shofer: 228 gjoba
– Tejkalim në vijë të plotë: 52 gjoba
– Drejtimi i automjetit nën ndikimin e alkoolit: 10 gjoba
– Drejtimi i motoçikletës pa patentë shofer: 8 gjoba
– Drejtimi i motoçikletës pa regjistrim: 5 gjoba
– Të tjera: 1972
“Policia Rajonale e Ferizajt do të vazhdojë me aktivitete të shtuara, me synim parandalimin e aksidenteve në komunikacionin rrugor dhe apelon tek shoferët që të bëjnë kujdes.
Ndërsa, ftojmë qytetarët që të bashkëpunojnë më policinë” thuhet në njoftimin e Policisë së Ferizajt.