Mëngjesin e sotëm, Dhomat e Specializuara kanë nisur bastisjen e një tjetër ish-këshilltari të presidentit Hashim Thaçi.
Ismail Syla ka qenë ish-këshilltari i radhës në listën e bastisjeve që kanë nisur në orën tetë të mëngjesit.
Ekipi i Indeksonline është duke qëndruar në vendin e ngjarjes dhe po ndjekë nga afër procesin e bastisjes.
Sot është dita e tretë me radhë që po zhvillohen bastisje në kuadër të procesit gjyqësor “Thaçi dhe të tjerët”, raporton Indeksonline.
Gjatë ditës së djeshme u krye bastisje disa orëshe në shtëpinë e ish-këshilltarit të Thaçit, Artan Behrami.
Ditën e hënë po ashtu u bastisen vendbanimet e Blerim Shalës dhe Bashkim Smakajt.
I vetmi i cili ka folur për medie, Artan Behrami ka thënë se Dhomat e Specializuara në Hagë nuk mund t’i bastisë 1.8 milionë banorë që kundërshtojnë këtë Gjykatë dhe se veprimet e fundit kanë për synim mbjelljen e frikës, ndërkohë që sipas tij në procesin gjyqësor, Prokuroria nuk po mund të argumentojë asnjë nga akuzat.
PrishtinaPress ju sjell pamje ekskluzive nga kjo bastisje.