-2.9 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Buy now

spot_img

Von der Leyen: Serbia ta njohë de facto e Kosovës, Vuçiq: As që bëhet fjalë për këtë

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka thënë mbrëmë në Beograd se njohja de facto e pavarësisë së Kosovës nga ana e Serbisë në fakt nënkupton zbatimin e Marrëveshjes së arritur në Ohër.

Von der Leyen ka shkuar në Beograd nga Podgorica, ndërsa një ditë më parë ka qëndruar në Prishtinë. Fjalimi i saj në konferencën për media në Beograd, pas takimit me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq, ishte pothuajse identik me atë të djeshëm në Prishtinë.

Ndërsa në pjesën e parë ajo foli për të gjitha projektet përmes të cilave Bashkimi Evropian tashmë ka filluar të investojë në Serbi, cilat janë planet e ardhshme të BE-së për këtë rajon…, ku tani ka ardhur për një vizitë katër ditore. Në fund ajo la si mesazh të fundit domosdoshmërinë e normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, transmeton Paparaci.

Së pari, ajo dënoi “sulmin e dhunshëm në fshatin Banjskë më 24 shtator”:

“Është diçka e papranueshme dhe autorët duhet të dalin para drejtësisë, të mbajnë përgjegjësi”.

Ajo beson se është thelbësore që të dyja palët të angazhohen në dialog dhe të ecin drejt rrugës së normalizimit.

Nga Beogradi, ajo tha se në këtë kuptim është e rëndësishme që:

“Serbia e përkrah statutin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe dhe Kosova ta zbatojë këtë statut”. Përveç kësaj, Serbia duhet të fillojë zbatimin e marrëveshjeve ekzistuese dhe të mos humbasë kohë për të”.

Në pyetje të gazetarëve rreth deklaratës së saj të dhënë në Prishtinë, se Serbia duhet de facto ta njohë Kosovën, ajo u përgjigj kështu:

“Për çfarë bëhet fjalë – për zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit dhe parasheh hapa të ndryshëm që përfshijnë, për shembull, njohjen e dokumenteve dhe institucioneve nga Serbia, dhe nga ana tjetër, shkon me themelimin e Asociacionit. Kjo do të hapë rrugën për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Serbisë dhe Kosovës. Është një parakusht i domosdoshëm për rrugën evropiane”.

Ndërsa menjëherë pas saj Vuçiqi ka reaguar në këtë mënyrë: “Për ne njohja e pavarësisë së Kosovës as nuk është çështje, e kam thënë këtë pafundësisht, nuk e kam të vështirë dhe nuk kam turp ta them edhe tani para Presidentes së Komisionit Evropian”.

Vuçiqi ka thënë se ia ka përsëritur kësaj zyrtare evropiane gjithçka që kishte thënë në Bruksel pas takimeve me “pesëshen”.

Serbia “është e përkushtuar për ruajtjen e paqes dhe stabilitetit”, ajo i di detyrimet e saj dhe i “përmbush detyrimet e saj në përputhje me marrëveshjet”.

Megjithatë, ai ka theksuar se në anën tjetër “Serbia e ka të qartë se çfarë nuk mund të bëjë dhe çfarë është kundër Kushtetutës së Republikës së Serbisë”.

Ai ka thënë se për këtë i “ka njoftuar disa herë të gjithë partnerët ndërkombëtarë, dhe ky qëndrim i Serbisë mbetet”./Paparaci.com

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img