Policia e Kosovës ka njoftuar se një person është arratisur nga Qendra Korrektuese në Lipjan.
Sipas PK-së, i arratisuri ishte në masë edukuese.
Ndërsa, rasti është cilësuar si “Arratisje e personit të privuar nga liria”, shkruan IndeksOnline.
“Policia është njoftuar nga zyrtarët e Qendrës Korrektuese se një mashkull kosovar i cili ka qenë në masë edukuese ka ikur nga qendra korrektuese. Në konsultim me prokurorin është iniciuar dhe mbetet në hetime”, thuhet në raportin e PK-së.