Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka njoftuar se këtë vit kanë mbuluar të gjitha pakot onkologjike, për të prekurat me kancerin e gjirit.
Përmes një postimi në Facebook, Osmani ka shkruar se forca e tyre është frymëzim për të gjithë.
“Forca juaj është frymëzim për të gjithë ne. Vitin e kaluar premtuam se do t’i mbulojmë të gjitha pakot onkologjike për gratë e prekura me kancerin e gjirit. Sot e bëmë dhe çdo vit do ta bëjmë. Do të doja që askush mos të kalojë nëpër këto dyer, por edhe nëse ndodhë, mos harroni se nuk jeni vetëm. Zbulimi i hershëm shpëton jetë!”, thuhet në postimin e Osmanit./teve1.info/.