-2.9 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Buy now

spot_img

Përparim Rama: Pajisjen me kushte dhe leje ndërtimi nga 1 janari do ta bëni nga shtëpia

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka thënë se po planifikojnë që nga 1 janari 2024, të lansohet platforma digjitale E-lejet e cila mundëson që i gjithë procesi i pajisjes me kushte dhe leje ndërtimore të kryhet në mënyrë elektronike.

Ai ka thënë se kjo do të ndikojë që procesi të jetë plotësisht transparent, i qasshëm për të gjithë.

“Kjo do të ndikojë që procesi të jetë plotësisht transparent, i qasshëm për të gjithë sepse tani qytetarët mund të aplikojnë për leje ndërtimi nga shtëpia pa pasur nevojë që të jenë prezent fizikisht në sportelet e Kryeqytetit.”

Rama thotë se E-leja do të largojë në tërësi përdorimin e letrave dhe do të kontribuojë direkt për një ambient më të pastër për gjithë vendin.

“E – LEJA: Efikasitet, Efiçencë, Transparencë,  Qëndrueshmëri”

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img