Vasfije Krasniqi- Goodman, e mbijetuar e dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë, ka thënë se në Kosovë nuk ka shumë njerëz që rrëfehen siç është rrëfyer ajo.
Ajo në emisionin “Frontal” të T7 ka thënë se kjo ndodh për shkak se nuk e kanë përkrahjen e duhur.
“Në Kosovë nuk flitet shumë sepse nuk e kanë përkrahjen e familjes, shtetit… Mu nuk ma ka ni çka thojnë hallat e tezet, po veç burri jem, çikat e mia e familja jem”.
Ajo ka thënë se ka informacione që një burrë është i gatshëm të flas për dhunën seksuale gjatë luftës, mirëpo shton se nuk është e sigurt.
Krasniqi tha se ka shumë komente që e kanë lënduar.
“Ka shumë komente që me kanë lëndu”, tha ajo.
Ajo ka thënë se gratë që shkojnë për të aplikuar për statusin e të dhunuarës në Komision, janë ofenduar nga Komisioni qeveritar për njohjen dhe verifikimin e statusit të viktimave të dhunës seksuale.
“Janë dëshpëru, janë ofendu prej komsionit. Unë nuk e pranoj këtë sjellje të komiisionit. Janë fjalë të rënda që nuk i toleron as televizioni”, tha ajo. /GazetaExpress/