4.9 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Buy now

spot_img

Ministrja Rizvanolli s’merr pjesë në mbledhjen e Komisionit ku do të diskutohej për situatën në Trepçë

Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, nuk ka marrë pjesë në mbledhjen e Komisionit për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti, ku po diskutohet lidhur me situatën aktualen në ndërmarrjen TREPÇA Sh.A.

Kryetari i Komisionit, Ferat Shala, tha se se Rizvanolli kishte marrë ftesën që nga e premtja.

Sot është dita e tetë prej kur minatorët e minierës me flotacion kanë hyrë në grevë. Ata po kërkojnë realizimin e pagës mujore me kohë teksa kërkojnë edhe sigurimin e kushteve të punës. Për këto kërkesa ata po kërkojnë garanci me shkrim.

Gjatë ditës së djeshme, menaxhmeti i Trepçës ka suspenduar nga puna Kryetarin e Sindikatës së minatorëve, Ibrahim Jonuzi, nënkryetarin Destan Kerleshi, dy anëtarët e kryesisë, Gani Osmani dhe Fevzi Ademi dhe një minator – Esat Meha, me arsyetimin se e kanë shkelur ligjin dhe e kanë rrezikuar rendin kushtetues.

Jonuzi e cilësoi një vendim të tillë anti-ligjor.

“Është i vërtetë suspendimi nga puna. Arsyetimi ka qenë se unë nuk jam organizatori i kësaj greve, por jemi vetëm ndërmjetësues mes bordit dhe punëtorëve. Është një vendim anti-ligjor që nuk i shërben demokracisë”, tha shkurtimisht Jonuzi gjatë ditës së djeshme për Reporteri.net.

Në një reagim më të gjërë, Sindikata e Pavarur e Minatorëve të Trepçës e vendimin e menaxhmentit të Trepçës për suspendimin nga puna të kryetarit të sindikatës të punëtorëve, nënkryetarin e sindikatës, dy anëtarë dhe një minator, e ka cilësuar si shantazh dhe kërcënim.

“Shantazhet dhe Kërcënimet nuk po ndalen. Sot si asnjëherë tjetër është vërtetuar se Trepça SH.A. dhe Minatorët nuk kanë rëndësi për askënd, qoftë President i Republikës së Kosovës, Kryeministër, Deputet, Ministër, Kryetar Komune, Shkencëtar, Publicist, Analist, Sportist apo çka do tjetër”, thuhet në reagimin e sindikatës. /Reporteri.net/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img