-5.7 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Buy now

spot_img

44 minatorë kërkojnë ndihmë mjekësore

Gjendja shëndetësore iu përkeqësua në horizontin e dhjetë.

E rruga deri te ekipi mjekësor ishte e gjatë.

Në këtë formë edhe një minator kërkoi ndihmë mjekësore të hënën.

E gjitha kjo ndodhi në ditën e shtatë të grevës së minatorëve në minierën e Trepçës.

Por në gjendje jo të mirë janë edhe kolegët e tjerë.

“Unë vet kam marr ftohje. Tash e tutje unë jam i sëmurë. Kur kryhet kjo, kur do Zoti me u kry kjo, unë duhet me shku me u mjeku”, tha minatori, Alban Ferati.

E deri më sot minatorët nuk i vizitoi as menaxhmenti i Trepçës.

“Jam gjenerata e katër e familjes që vazhdoj me kontribu në minierën e Stantërgut ‘’Trepça’’ edhe dua të ju tregoj që këtu është gjendja jashtëzakonisht e rënduar”, u shpreh minatori, Sheshivar Januzi.

E në hyrje të minierës ekipi mjekësor po e pret edhe një tjetër minator.

“Gjatë 24 orëve i kemi pasur 44 pacientë, prej tyre 5 e kanë pasë gjendjen pak më të rëndë dhe pasi është dhënë ndihma e parë nga stafi i kombinatit Trepça dhe stafi i urgjencës së bashku, i kemi drejtuar për në spitalin e përgjithshëm në Mitrovicë”, u shpreh doktoresha në kombinatin “Trepça”, Bleriana Shabani.

Kurse vetëm paraditen e së hënës, ndihmë mjekësore kërkuan rreth 15 persona.

Prej sot që e kemi marrë ndërrimin, ka raste, ka minatorë me ankesa. Diku 15 i kemi pasë deri tash.

Pavarësisht kësaj, ende nuk është bërë zgjidhje për minatorët.

“Ditët e fundit kanë fillu kontaktet po me menaxhmentin jo, por vetëm me bordin mbikëqyrës dhe me të deleguarit e qeverisë. Mirëpo nuk kemi gjetë një zgjidhje, andaj bëj thirrje me reflektu sepse e kanë obligim edhe ligjor edhe kushtetues”, tha kryesindikalisti, Ibrahim Jonuzi, raporton Teve1.

E nga menaxhmeti i Trepçës, kryesindikalisti Ibrahim Jonuzi dhe katër pjesëtarë të tjerë janë suspenduar nga puna; siç thuhet për shkelje të rëndë të detyrave të punës.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img