2.8 C
Pristina
Saturday, November 23, 2024

Buy now

spot_img

Menaxhmeti i Trepçës e suspendon nga puna, Jonuzi: Kjo nuk i shërben demokracisë, duan ta shuajnë zërin e punëtorëve

Menaxhmenti i Trepçës ka marrë vendim që ta suspendojë nga puna kryetarin e sindikatës, Ibrahim Jonuzin.  E Jonuzi për “Indeksonline”  ka deklaruar se  veprimet e tilla, nuk i shërbejnë demokracisë dhe kanë për qëllim ta shuajnë zërin e punëtorëve, për t’i kërkuar të drejtat e tyre.

“Vendimin nuk e kam marrë zyrtarisht. Pas tre dite që kanë marrë vendimin, ne e kemi marrë vesh sot se jemi suspenduar nga marrëdhënia e punës. Mirëpo mendojmë që kjo nuk i shërben demokracisë dhe kauzës për t’i nxjerr minatorët nga greva. Veprimet e tilla nuk i ndihmojnë demokracisë dhe e shuajnë zërin e të drejtave të punëtorëve. Iu bëjë thirrje të gjitha organizatave qeveritare dhe jo qeveritare, jo për emrin tim personal, por për zërin e sindikatave e të drejtave të punëtorëve do të reagojmë, do të luftojmë. S’po kërkojë që të më mbrojnë mua personalisht, por të drejtat e punëtorëve në gjithë territorin e Kosovës”, tha ai.

Ndërsa  këtë veprim të menaxhmentit e quan tinëzar.

“Është vendim tinëzar dhe i msheft dhe si i tillë duhet mos ta pranojmë dhe të luftojmë. Përmes disa kolegëve të punës e kuptuam lajmin për suspendimin pas tri ditësh. Mirëpo për neve nuk është valid sepse zyrtarisht nuk e kemi pranuar. Për neve me rëndësi mbetet nxjerrja e minatorëve.   Po e shihni me çfarë menaxhmenti kemi punë. Tash e shtatë ditë i keni minatorët të mbyllur, për vendime të fshehta të njëanshme dhe tinëzare”, tha ai.

Ndryshe, minatorët e Trepçës kanë hyrë në ditën e shtatë të grevës, me kërkesat për pagë e kushte më të mira të punës.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img