0.7 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Buy now

spot_img

Çedomir Jovanoviq i rikthehet politikës: Kam motive të forta personale

Çedomir Jovanoviq ka paralajmëruar rikthimin e tij në politikë pas tre vitesh.

Ai tha se kishte “motive shumë të forta personale”, por se rruga e tij “nuk ka qenë asnjëherë e lehtë apo e thjeshtë”.

“Rruga ime nuk ka qenë asnjëherë e lehtë apo e thjeshtë, por nuk ka qenë personale. Është hera e parë që kam ato motive personale që janë aq të forta sa që kompensojnë të gjitha vështirësitë racionale dhe objektive”, tha Jovanoviq për Kurir TV.

Ai kujtoi se ishte i sëmurë dhe mungonte në politikë prej tre vitesh.

“Para kësaj jam ndalur në politikë sepse nuk kishte hapësirë politike. Unë nuk mund të bëja politikë siç bënin të gjithë të tjerët. Jo sepse nuk më pëlqen rruga, por sepse nuk kam dashur ta kthej popullin serb në rrugë, sepse e di që në rrugë nuk mund të ketë asgjë tjetër përveç kaosit”, tha ai.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img