Gjykata Themelore në Gjakovë, ka shpall aktgjykim dënues ndaj të
pandehurit A. B., shtetas i Republikës së Kosovës, për vepër penale “Dhunimi”, vepër e sanksionuara me Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).
Kryetari i trupit gjykues i Departamentit për Krime të Rënda, Sulltan Dobraj, pas mbajtës së shqyrtimit gjyqësor, të pandehurin e shpalli fajtor dhe i shqiptoi dënim me burgim në kohëzgjatje gjashtë (6) vjet.
I pandehuri A. B., akuzohet se “me datën 15 tetor 2022 rreth orës 20:00 në Gjakovë, e detyron personin tjetër dhe atë nën kërcënimin e thikës për të kryer akt seksual pa pëlqimin e saj.
I njëjti e merr të dëmtuaren për të bërë xhiro me makinën e tij, dhe e dërgon të njëjtën nëpër disa vende jashtë qytetit, të panjohura për të dëmtuaren.
Më pas ai vendos thikën në qafë të dëmtuares, ashtu që e njëjta detyrohet ti kryejë akt seksual oral pa dëshirën e saj. Më pas e dërgon të dëmtuaren në shtëpi rreth orës 01:00 të natës.
I akuzuari arrestohet nga policia me datë 24 tetor 2022./Indeksonline/