Një ngjarje tragjike e ka tronditur Vushtrrinë, ku një person u vra dhe dy të tjerë u plagosën.
Drejtori i Emergjencës Naser Syla, ka thënë se viktima ishte sjell pa shenja jete në QKUK.
Syla tha se njëri nga të plagosurit i cili është në gjendje të rëndë është dërguar në sallën e operimit, ndërkaq tjetri u dërgua në Klinikën e Ortopedisë.
“Njëri nga të plagosurit është transferuar në Klinikën e Ortopedisë për trajtim të mëtejshëm kurse tjetri i plagosur pas reanimimit kardiopulmonar dhe masave të ndërmarra nga ekipi kujdestar, sepse ka ardh pa shenja jete në emergjencë – është dërguar në sallë të operacionit në Emergjencë nga ekipi i anestezionit, kirurgjisë vaskulare dhe kirurgjisë torakale”, tha Syla për Klankosova.