Vushtrria është tronditur këtë të diel me vrasjen e një personi dhe plagosjen e dy të tjerëve.
Të plagosurit janë dërguar për trajtim të mëtejmë në QKUK, nga ku raportohet se njëri ndodhet në gjendje më të rëndë shëndetësore.
Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore të Mitrovicës, Ismet Ujkani, ka deklaruar se po ndërmerren të gjitha veprimet për ndriçimin e vrasjes dhe plagosjes së dyfishtë.
“Rreth orës 15:50, është raportuar se në kryqzimin e rrugëve ” Mehmet Konjuhi” dhe “Rifat Galica” nga arma e zjarrit ka humbur jetën një person ndërsa dy persona tjerë kanë mbetur të plagosur..Lidhur me rastin janë arretuar dy persona të dyshuar si dhe është konfiskuar një armë. Hetimet e mëtejme po vazhdojnë nga njësite përkatëse policore”, tha Avni Zahiti, zëdhënës në policinë rajonale të Mitrovicës.