Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj ka uruar presidentin, Recep Tayyip Erdoğan, për përvjetorin e 100-të të themelimit të Republikës së Turqisë.
“Festimi i 100 vjetorit të themelimit të Republikës së Turqisë dhe një shekulli i lidhjeve diplomatike shqiptaro-turke. Urimet më të përzemërta për Recep Tayyip Erdogan dhe popullit turk”, shkroi ai në Twitter.
Begaj uroi që miqësia mes Shqipërisë dhe Turqisë të ketë një të ardhme të ndritur.