5.1 C
Pristina
Tuesday, November 26, 2024

Buy now

spot_img

Ministri i Mbrojtjes: Rastësisht jemi takuar me Dejona Mihalin, s’ishte shefi i AKI-së

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci ka mohuar se në një takim që kishin mbajtur sot bashkë me Dejona Mihalin, ishte edhe Shefi i AKI-së, Petrit Ajeti.

Maqedonci në një deklaratë për Kallxo.com ka thënë se takimi ka qenë i rastësishëm por tha se Ajeti nuk ishte prezent aty siç u pretendua në një media.

Gjatë ditës së sotme gazeta online Paparaci ka publikuar një video- inicizim e që pretendonte se në një takim që është mbajtur sot në mëngjes me Dejona Mihalin një figurë të Lëvizjes Vetëvendosje, ishin Shefi  i Agjencisë Kosovare të Intelegjenciës, Petrit Ajeti, Ministri i Mbrojtjes Ejup Maqedonci dhe këshilltari i tij Durim Adullahu.

“Jo, rastësisht jemi taku, unë kam qenë me Durimin që e kam djal të dajës dhe një ish- koleg, nuk ka qenë Petriti shefi i AKI-së. Takimi me Dejonën ka qenë i rastësishëm dhe tema e diskutimit ka qenë tërësisht e lire për përditshmëri”- ka thënë Maqedonci për Kallxo.com.

Tutje ai shtoi edhe se Durim Abdullahut i janë referuar si këshilltari i  tij e që  shihet në tavolinë, por në fakt Maqedonci e ka familjar, konkretisht djalë të dajës.

“Vendi ka kamera të sigurisë dhe kush dëshiron mundet me i shiku e me i marrë”- tha tutje Ejup Maqedonci.

Zëdhënësi i Lëvizjes Vetëvendosje, Arlind Manxhuka shkurt ka thënë se lajmi se Mihajli dhe Ajeti janë në një tavolinë është lajm i rremë.

Kallxo.com ka tentuar që të marrë një përgjigje edhe nga shefi i AKI-së, Petrit Ajeti por ka qenë i paqasshëm përmes telefonit.

Dejona Mihali, është koordinatore e komiteteve në Lëvizjen Vetëvendosje (LVV).

 

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img