1.7 C
Pristina
Tuesday, November 19, 2024

Buy now

spot_img

Serbët bëjnë ‘zbulimin’ e vitit: Ideja e ‘Shqipërisë së Madhe’ rrjedh nga gruaja e Erdoganit

Mediat serbe po vazhdojnë të merren me deklaratat e liderëve shqiptarë për ‘Shqipërinë e Madhe’.

Këtë herë ‘Sputniku’ serb shkruan se ideja e ‘Shqipërisë së Madhe’ është mbi gruan e presidentit turk, Rexhep Tajip Erdogan.

Sipas medias në fjalë, Turqia tregon se dëshiron të jetë përsëri një faktor i fortë në Ballkan. Në anën tjetër presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi do të përfitojë nga marrëdhëniet e këqija mes Turqisë dhe BE-së, për të fituar shpejtësi në ushtrimin e kërcënimit se do bashkohen me Shqipërinë.

Lidhur me këtë eksperti i terrorizmit, Xhevat Galijaseviq ka thënë se nuk ka asnjë dilemë se historia e ‘Shqipërisë së Madhe’ përdoret së tepri në Turqi dhe se Turqia është duke përdorur Kosovën për t’u hakmarrë ndaj Bashkimit Evropian.

“OJQ të ndryshme të gruas së Erdoganit veprojnë në Kosovë, Bosnjë dhe Hercegovinë, Shqipëri etj.,”, ka thënë Galijaseviq.

Sipas bashkëbiseduesve të ‘Sputnik’, historia e ‘Shqipërisë së Madhe’, reagimet e ashpra dhe toni arrogant i Thaçit drejtuar BE-së dyshohet se vijnë nga Turqia.

“Shqiptarët përdorin grindjen e Turqisë me BE-në për nevojat e tyre, ndërsa në të njëjtën kohë Turqia po e përdorë Kosovën. Interesi mund të jetë reciprok”.

Turqia në Serbi ka më shumë se 1 mijë operatorë, të përgatitur dhe të trajnuar për sektorin e OJQ-ve, e që sponsor kryesor është gruaja e Erdoganit, Eminja.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img