Një person është gjetur i alivanosur në Malishevë, ku më pas ekipi i Emergjencës nga QKMF-ja dhe mjeku kujdestar kanë konstatuar vdekjen e tij.
Viktima në fjalë është Jahir Begaj nga Banja e Malishevës i cili ishte veteran i UÇK-së.
Për vdekjen e tij ka reaguar edhe kryetari i veteranëve në Malishevë, Metush Kryeziu.
Varrimi i të ndjerit do të bëhet sot në fshatin e tij të lindjes në Banjë.