-1.4 C
Pristina
Monday, January 13, 2025

Buy now

spot_img

Vuçiq: Gjithçka pos njohjes ‘de facto’ e ‘de jure’ të Kosovës, Kurtin po e mbështesin disa politikanë nga Britania e Gjermania

Gjithçka tjetër përpos njohjes ‘de facto’ dhe ‘de jure’ të Kosovës. Ky është qëndrimi i presidentit serb, Aleksnadar Vuçiq pas bisedimeve në Bruksel me liderët kryesorë të Bashkimit Europian, përcjell Gazeta Express.

“Jemi të gatshëm të përmbushim gjithçka që lidhet me marrëveshjet e arritura për Kosovën, përveç njohjes ‘de facto’ dhe ‘de jure’”, tha ai sot në TV Prva.

Vuçiq tha se “nuk mund ta pranojmë pavarësinë e Kosovës”, duke shtuar se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti po përdor “truke të ndrsyhme” në këtë drejtim.

“Kurti nuk dëshiron të flasë për Asociacionin”, tha Vuçiq, duke shtuar se disa politikanë nga Gjermania dhe Britania e Madhe e mbështesin kryeministrin e Kosovës, por sipas tij, edhe qarqe serioze politike nga Gjermania tani kërkojnë formimin intensiv të Asociacionit.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img