1.6 C
Pristina
Friday, November 29, 2024

Buy now

spot_img

Minatorët nuk tërhiqen nga greva e urisë, shumë prej tyre iu përkeqësohet gjendja

Thellë nën tokë brenda mureve, minatorët e Trepçës po kalojnë ditën e pestë të grevës së urisë.

Të shtrirë në radhë njëri pas tjetrit, pavarësisht gjendjes së përkeqësuar shëndetësore, ata nuk po heqin dorë nga rezistenca.

“Dje kam dalë i alivanosur, kam marrë trajtimin mjekësor nga doktori. Pas trajtimit, diku nga mesnata kam ardhur dhe u jam bashkangjitur shokëve. Ne do qëndrojmë këtu deri të na plotësohen kërkesat”, ka thënë minatori, Lavdim Murseli.

“Ditën e djeshme i kemi pasur tri raste më të rënda. Njëri ka pësuar gati sulm kardiak. Nuk na ka dëgjuar asnjërin, derisa kanë ardhur mjekët dhe e kemi nxjerrë më dhunë e kemi dërguar lart. Donte të vdiste këtu dhe ka thënë se do të qëndrojë deri të na plotësohet bile kushti i dytë”, ka deklaruar një minator.

Ngjitur me hyrjen për në minierë është improvizuar edhe një qendër mjekësore.

Doktoresha Bleriana Shabani i ka treguar Dukagjinit se gjatë së shtunës u është përkeqësuar gjendja 15 minatorëve, disa prej të cilëve kanë pranuar tretman.

Ushtruesi i detyrës së drejtorit të “Stan Tërgut”, Bahri Karaça ka deklaruar se problemi kryesor qëndron në mos-stabilitetin financiar të Trepçës.

“Dallimi hyrje-dalje, prodhimi më i vogël sesa kërkesa. Kemi kërkesa fikse. Ventilatori duhet të punojë nonstop ka shpenzime të mëdha, kemi largimin e ujërave qe janë tri stacione, kemi shpenzime të mëdha të rrymës. Kemi pompat, të gjitha që po na kushtojnë. Nuk është investuar në minierë nga 2019, janë vjetruar pajisjet. Prodhimi nuk po del aq sa planifikohet. Hyrjet janë më të vogla se daljet”, ka thënë ushtruesi i detyrës së drejtorit të Stan Tërgut, Bahri Karaqa.

Karaqa ka deklaruar se njësoj si drejtori paraprak që është dorëhequr me kërkesë të bordit, as vet nuk po mund t’u përgjigjet kërkesave të bordit.

Nga 25 tetori, edhe rreth 50 minatorë të minierës së Artanës kanë bojkotuar punën në shenjë solidarizimi me minatorët e Stan Tërgut.

Mirëpo, ndaj tyre ka paralajmëruar masa udhëheqësi i njësisë biznesore të kësaj miniere, Hysni Beqiri.

Kërkesa të minatorëve janë që pagat t’u dalin me kohë, të ketë përmirësim të kushteve të punës, sigurime shëndetësore dhe shkarkim të menaxhmentit.

Grevistëve të shtunën u janë bashkuar edhe punonjëset gra të administratës.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img