4.5 C
Pristina
Wednesday, November 27, 2024

Buy now

spot_img

Ndërtimi i Stacionit Policor në Zubin Potok, Policia del me sqarim

Në komunën e Zubin Potoku ka nisur ndërtimi i një stacioni të ri policor, raporton Gazeta Sinjali.

Përmes një komunikate, Policia ka dhënë sqarime duke thënë se stacioni aktual në këtë komunë është i vendosur në një objekt privat, me qira dhe i cili nuk i plotëson kushtet për ofrimin e shërbimeve për qytetarët dhe për punë të zyrtarëve policorë të rendit.

“Kështu, Policia e Kosovës me kohë ka filluar procedurat për përmirësimin e infrastrukturës (ndërtimin e një objekti të ri) në Zubin Potok”, thuhet në njoftim.

Lidhur me procedurat e ndërtimit të objektit të stacionit policor Zubin Potok, që kanë filluar kohë më parë, thuhet se janë ndjekur të gjithë hapat e duhur procedural e ligjor.

“Si vendimi përfundimtar i shpronësimit nr. 05/28, datë 05.02.2018, – pronë shoqërore, lëshimi i kushteve ndërtimore nga Drejtoria e Urbanizmit KK Zubin Potok dt. 03.12.2020, më 11.05.2022 – pranimi i njoftimit nga komuna Zubin Potok për plotësim të dokumentacionit për regjistrim të pronës në emër të Policisë së Kosovës, komfor vendimit të Qeverisë si dhe pëlqimi për qasje në rrugë, certifikata e pronësisë P- 72908055-01305-0”.

“Pas bartjes së pronës në emër të PK-së, është lëshuar edhe Vendimi për qasje në rrugë dt. 19.08.2022 nr. 112/2022, me datë 23.10.023 PK-ja është pajisur me Leje ndërtimore, për ndërtimin e objektit sipas Marrëveshjes së Mirëkuptimit të nënshkruar me datë 10.12.2021 mes PK-së dhe Agjencisë së Regjistrimit Civil për projektin”, bëhet e ditur tutje nga policia.

Stacioni Policor dhe zyrtarët policorë që do të punojnë aty (Zubin Potok), thuhet se do t’i shërbejnë tërë komunitetit që jeton në atë zonë dhe nuk ka të bëjë me qëllime tjera, siç spekulohet nga individë apo subjekte politike serbe.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img