1.7 C
Pristina
Tuesday, November 19, 2024

Buy now

spot_img

Mushkolaj: Është mirë që Ramushi të lirohet nesër, në të kundërtën…

Vendimin e nesërm për lirimin ose ekstradimin e liderit të AAK-së, Ramush Haradinaj janë duke e pritur bashkëluftëtarë të tij dhe i tërë rajoni i Dukagjinit.

Kryetari i OVL të UÇK-së për rajonin e Dukagjinit, Avdyl Mushkolaj i ka thënë lajmi.net se nëse Haradinaj nuk kthehet në vendlindje nesër atëherë pritet të ndodh më e keqja.

“Shpresoj që nuk do të merret vendim për ekstradim në Serbi, po urojmë që nesër komandanti i Zonës Operative të Dukagjinit të kthehet në vendlindjen e vet dhe të mos ndodh më e keqja, sepse nëse ndodh ajo atëherë nuk do të jetë mirë për askënd”, ka thënë Mushkolaj.

Sipas tij, në përgjithësi gjendja në Kosovë është e tensionuar. Mushkolaj ka theksuar se nëse ekstradimi ndodh, atëherë do bëhej edhe më keq.

Seanca për Ramush Haradinaj pritet të mbahet nesër në Gjykatën e Apelit në Colmar të Francës.

Serbia po e akuzon atë për krime gjatë luftës së fundit në Kosovë ndaj popullatës civile.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img