Instituti Hidrometeorologjik bën të ditur se sot në Kosovë do të mbajë mot me vranësira të shpërndara dhe me intervale kohore me diell.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 8-11 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 18-22 gradë Celsius.
Do të fryjë erë kryesisht nga jugperëndimi me shpejtësi 1-8m/s.
Ndërkaq, të dielën parashihet të mbajë mot kryesisht me diell. Në orët e para të ditës parashihet të ketë mjegull në ultësira dhe në vende rrëzë maleve.
IHK njofton se vranësira të pakta mund të ketë për rreth relievit malor.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 5-7 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 19-23 gradë Celsius.
Do të fryjë erë nga drejtimi i juglindjes me shpejtësi 1-5m/s.