Kryeministri Albin Kurti nuk është përgjigjur ne pyetjen se a do t’i vizitojë minatorët e Trepçës që kanë hyrë në grevë urie që tri ditë për shkak të pakënaqësisë për kushtet e punës.
Ai ka ndërpre konferencën me arsyetimin se është duke e pritur gazetari gjerman Erich Rathfelder .
Minatorët e “Trepçës” kanë hyrë në grevë urie prej katër ditësh dhe kanë insistuar se nuk do ta ndërpresin grevën deri në plotësimin e kërkesave.
Kërkesat e tyre janë përmirësimi i kushteve të punës, sigurimi shëndetësor, ekzekutimi me rregull i pagave dhe shkarkimi i kryeshefit.