6.3 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Buy now

spot_img

Kurti për shtesat e policëve: Pare boll kurrë s’ka, buxheti është ky që është

Kryeministri Albin Kurti ka thënë sot se kanë bërë analiza të hollësishme kur kanë marrë vendimin për shtesat e rrezikshmërisë për Policinë e Kosovës, shkruan Gazeta Express.

Ai tha se shtesa më e lartë është 150 euro, teksa më e ulëta 40.

Tutje kryeministri deklaroi se 10% e zyrtarëve të Policisë së Kosovës kanë pasur të ardhura më të larta se presidentja.

“Shikoni ne kemi bërë analizat e hollësishme. Nuk mund të kemi zgjidhje partikualre. Shtesa më e lartë për rrezikshmëri është 150 euro e më e ulëta 40 euro. Ju e dini që pare boll kurrë nuk ka por buxheti i Kosovës është ky që është. Po ua ritheksojë edhe njëherë afër 700 pjesëtarë të PK-së, që i bjen 10% të tyre kanë Pasur të ardhura mesatare më të lartë se presidentja”, tha ai./Express/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img