13.7 C
Pristina
Wednesday, November 27, 2024

Buy now

spot_img

Spitali i Mitrovicës jep detaje për gjendjen e gjashtë minatorëve që kërkuan ndihmë mjekësore

Gjashtë minatorë të Trepçës kanë kërkuar ndihmë në Spitalin e Mitrovicës sot gjatë ditës.

Tre prej tyre ndihmën e kanë kërkuar paradite, ndërsa tre të tjerë pasdite.

Lajmin për Gazetën Sinjali e ka konfirmuar drejtoresha e spitalit, Luljeta Zhubi.

Kjo e fundit ka njoftuar se pas tretmanit që kanë marrë, minatorët janë liruar nga spitali, pasi gjendja e tyre ka qenë stabile.

“Të gjithë kanë ardh me simpotoma të lodhjes dhe dehidrimit, e kanë marrë trajtimin e duhur dhe me pas janë liruar”, tha ajo për Sinjalin.

Minatorët e “Trepçës” po e vazhdojnë grevën me kërkesat për përmirësimin e kushteve të punës, sigurimi shëndetësor, ekzekutimi me rregull i pagave dhe shkarkimi i kryeshefit.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img