Sot gjatë seancës së Apelit, Zyra e Prokurorit të Specializuar ka filluar prezantimin e parashtrimeve të veta lidhur me përcaktimin e dënimit ndaj Salih Mustafës.
Prokurori tha se provat vërtetojnë se Salih Mustafa me qëllim shkaktoi lëndime të rënda ndaj viktimave me dijeni së mund të çonte në vdekje.
Në qoftë se provat nuk e vërtetojnë këtë, atëherë ju gjykatës duhet ta keni parasysh përkufizimin e synimit. Sipas nesh, provat në mënyrë të prerë vërtetojnë se zotri Mustafa të paktën në mënyrë të qëllimshme shkaktoi lëndime të rënda me dijeni se kjo mund të çonte në vdekje. Ka disa faktorë të aktgjykimi të cilat mund të nxjerrët në atë deduktim është prania e z. Mustafa në atë kompleks, kompleksi ishte i vogël, pjesëmarrja e tij e drejtpërdrejtë në keqtrajtimin të burgosurve të tjerë përfshirë përdorimin e armëve të zjarrit, përdorimin e armëve të bejsbollit”, tha prokurori, përcjell Betimipërdrejtësi.
Tutje prokurori, tha nëse provat nuk mund të përcaktojnë se Mustafa kishte për synim për të shkaktuar lëndim të rëndë, ai logjikisht mund ta kishte ditur se veprimet ose mosveprimet të çonin në vdekje.
“Duhet të vlerësonin faktin se synimi i z.Mustafa nuk mund të deduktohet në asnjërin prej këtyre kritereve. Me fjalë të tjera trupi gjykues konstatoi se ai kishte synimin për të vrarë, por në qoftë se provat nuk mund ta përcaktojnë se ai kishte të paktën synimin për të shkaktuar lëndim të rëndë fizik dhe logjikisht duhet ta kishte ditur se veprimet ose mosveprimet të çonin në vdekje. Nga këto aspekte, dikush, një gjykues i arsyeshëm mund të nxjerrë përfundimin lidhur me dijeni dhe elementin e cenueshmërisë”, tha prokurori.
Mes tjerash, prokurori tha se ai e la viktimën në gjendje e cila nuk mund të ecte dhe e la në prag të vdekjes.
“Dhe përsëri do të theksoj versionin më të dobishëm për Z.Mustafa që është që ai e la atë njëri në atë gjendje ku nuk mund të ecte në prag të vdekjes. Njëri që kishte në ndalimin e tij në një gjendje që ishte në rrezik të drejtpërdrejtë të vdekjes”, u shpreh prokurori.
Lidhur me pyetjen se si duhet të përkufizohet dënimi i zbatueshëm, prokurori tha se në mënyrë të arsyeshme konstatohet se Mustafa dhe vartësit e tij të BIA-së vranë qëllimisht viktimën e vrasjes.
“Pyetja e dytë është se si duhet të përkufizohet dënimi i zbatueshëm. Sipas nesh; Kjo nuk është një pyetje i nderuar gjykatës që duhet ta gjeni në këtë çështje sepse në mënyrë të arsyeshme konstatohet se Mustafa dhe vartësit e tij të BIA-së vranë qëllimisht viktimën e vrasjes së paligjshme”, tha prokurori.