0.7 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Buy now

spot_img

Krasniqi: Qeveria të mos i rrezikojë minatorët vetëm që ta mbajë në krye të Trepçës një militant

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, i ka bërë thirrje Qeverisë që t’i plotësojë kërkesat e minatorëve të Trepçës, të cilët sot kanë hyrë në ditën e katërt të grevës, raporton Gazeta Sinjali.

Përmes një postimi në faqen e tij zyrtare në rrjetin social Facebook, Krasniqi ka thënë se greva nuk ka qenë zgjedhje e minatorëve, “por ishte zgjidhja e vetmja për shkak të injorimit të plotë që u ka bërë Qeveria kërkesave të tyre për më shumë se dy vjet. Kërkesat e tyre janë të drejta dhe të domosdoshme – andaj duhet të plotësohen urgjentisht”.

“Gjendja e tyre shëndetësore po përkeqësohet shpejt dhe ndjeshëm. Kjo formë e protestës nuk ishte zgjedhje e tyre – por ishte zgjidhja e vetmja për shkak të injorimit të plotë që u ka bërë Qeveria kërkesave të tyre për më shumë se dy vjet. Kërkesat e tyre janë të drejta dhe të domosdoshme – andaj duhet të plotësohen urgjentisht”, shkroi ai.

Ai ka kritikuar kryeministrin e vendit, Albin Kurti dhe vartësit e tij, se pavarësisht se kanë kaluar më shumë se 72 orë qindra metra nën tokë, minatorët s’janë vizituar nga asnjë pushtetar.

“Natyrisht që ikin – sepse premtimet e tyre të mëdha dje për Trepçën dhe minatorët, sot po vërtetohet të kenë qenë vetëm mashtrime”, shkroi më tej Krasniqi.

Sipas tij, fshehja nuk është zgjidhje dhe qysh sot duhet të ketë veprime që mundësojnë ndërprerjen e grevës dhe mos ta rrezikojnë shëndetin e minatorëve për ta mbajtur me zor në krye të Trepçës siç e quan ai, një militant partiak.

“E ftoj Kryeministrin dhe Qeverinë që t’u dalin zot premtimeve të tyre ndaj minatorëve dhe të plotësojnë kërkesat që ata kanë. Nuk duhet ta rrezikojnë shëndetin e qindra minatorëve vetëm për ta mbajtur me zor në krye të Trepçës një militant partiak. Qysh sot duhet të ketë veprime që mundësojnë ndërprerjen e grevës. Ne nuk do të heshtim para padrejtësive dhe injorimit që po u bëhet kërkesave të minatorëve tanë – heronjve të nëntokës”, shkroi Krasniqi.

https://www.facebook.com/memli.krasniqi/posts/842706983894700?ref=embed_post

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img