Ka nisur seanca e Kuvendit të Kosovës, e caktuar të mbahet të premten.
Grupi Parlamentar i Lëvizjes Vetëvendosje e ka bojkotuar seancën e sotme, raporton Paparaci.
Seanca, e cila është thirrur me pajtim mes pozitës dhe opozitës, parasheh shqyrtimin e miratimit të “Deklaratës në mbështetje të Rezolutës së Parlamentit Evropian, e datës 19 tetor 2023, mbi zhvillimet e fundit në dialogun Serbi-Kosovë, përfshirë situatën në komunat veriore të Kosovës (2023/2880(RSP)”.
Partitë opozitare i kanë kërkuar kryeministrit Kurti të dalë me sqarim për kërkesat e pesëshes evropiane dhe amerikane, si dhe të bashkërendojë politikën e vet strategjike me akterët ndërkombëtar në veçanti me amerikanë.