0.7 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Buy now

spot_img

Osmani e përmend “Darkën e Lamës” dhe Presidentin Rugova gjatë një fjalimi në Amerikë

Gjatë vizitës në Iowa të SHBA-së, presidentja e vendit Vjosa Osmani, në një nga fjalimet e saj ka përmendur “Darkën e Lamës” dhe ka shpjeguar domethënien e saj.

Gjatë fjalimit, ajo tha se këtë festë e ka rikthyer në Kosovë, presidenti Ibrahim Rugova.

Dua të përmend se themeluesi i pavarësisë së Kosovës, presidenti Rugova, ka rikthyer traditën mijëvjeçare, festën që ne e quajmë “Darka e Lamës”. Një mënyrë unike për të shprehur mirënjohjen për bekimet e tokës, kulturat e shquara nga puna e fermerëve tanë. Rast perfekt për të shprehur mirënjohjen tek miqtë dhe partnerët nga e gjithë bota për miqësi e partneritet”, tha Osmani para të pranishmëve, transmeton Express.

Darka e Lamës e njohur edhe si darka e lamijeve, darka e fushës, darka e bereqetit, është një festë dhe ditë tradicionale e shënuar, që në fakt ka të bëjë me kremtimin e përfundimit të të korrurave të drithërave, e të korrave vjeshtore, e shtruar për të festuar vitin e bereqetshëm.

Këtë vit, presidentja Osmani, këtë organizim e ka ka shënuar me Policinë e Kosovës në kampin “Enver Zymeri” në Mitrovicë, në shenjë mirënjohjeje për gratë e burrat në uniformë.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img