2.3 C
Pristina
Tuesday, November 26, 2024

Buy now

spot_img

Vjedhje e rëndë në kishën ortodokse në Istog, Policia nis hetimet

Jo rrallëherë objektet fetare nëpër qytete të ndryshme në Kosovë janë cak i hajnave. Shpeshherë arkat e ndihmave e kasafortat e mbushura me të holla bien në duart e keqbërësve, raporton Gazeta Sinjali.

Një rast i tillë ka ndodhur në kishën ortodokse në fshatin Osojan të Istogut.

Burimet e Gazetës Sinjali brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se kleriku i kishës ka njoftuar Policinë se persona të panjohur kanë hyrë brenda objektit dhe kanë vjedhur para dhe disa mjete tjera.

Njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes për të kryer ekzaminimet e nevojshme, ku kanë vërejtur se dera e kishës nuk është hapur me forcë dhe nuk ka pasur dëme.

Me urdhër të prokurorit, rasti është cilësuar ‘Vjedhje e rëndë’, ndërsa veprimet tjera ligjore do merren posa të identifikohen të dyshuarit.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img