Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, në konferencën për gazetarë pas takimeve në Bruksel ka thënë se kurrë nuk do ta njohin pavarësinë e Kosovë si dhe pranimin e saj në OKB.
Insistimi i tij ka qenë që të themelohet Asociacioni i Komunave me Shumicë Serbe, derisa është pyetur edhe për sanksionet e mundshme ndaj Beogradit.
“Askush në Bruksel nuk ka përmendur ndonjë sanksion kundër Serbisë”, ka thënë Vuçiq.