Ballkani sonte ka pësuar humbje në ”Fadil Vokrri” nga skuadra e Astanës, me rezultat 2-1.
Ndeshja ishte e vlefshme për javën e tretë të fazës së grupeve të Conference League, shkruan IndeksOnline.
Golat e vetëm për Ballkanin e ka shënuar kapiteni, Edvin Kuc.
Në ndeshjen tjetër të Grupi C, Victoria Plzen ka shënuar fitore 1-0 në udhëtim ndaj Dinamo Zagrebit.
Pas ndeshjeve të javës së dytë, Plzen kryeson tabelën me 9 pikë, ndërsa Ballkani dhe Dinamo Zagreb dhe Astana kanë nga 3 pikë.
Kampioni i Kosovës ka ende mundësi shumë të mira të dal e dyta në grup, dhe të kaloj në fazën e eliminimit direkt./IndeksOnline/