Sot Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka vizituar regjimentin e parë të këmbësorisë, i cili është duke zhvilluar ushtrimin “Iron Wolf”, thuhet në njoftim.
”Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, së bashku me komandantin e Komandës së Forcave Tokësore, gjeneralbrigade Hysen Dreshaj, sot në Babaj të Bokës, ka vizituar regjimentin e parë të këmbësorisë, i cili është duke zhvilluar ushtrimin “Iron Wolf”, me qëllim të ngritjes së kapaciteteve luftarake të këmbësorisë së ushtrisë tonë”-deklaroi Ministria e Mbrojtjes.
“Përkushtimi, gatishmëria dhe morali i ushtrisë sonë është në nivelin më të lartë. Ngritja e kapaciteteve tona, si në aspektin e blerjeve të armatimit, ashtu edhe në atë të edukimit, stërvitjeve dhe trajnimeve, është prioriteti ynë kyç”, tha ministri Maqedonci me këtë rast.