Gjykata Themelore në Ferizaj, përmes një komunikate për media ka njoftuar se është caktuar masa e sigurisë ndaj katër të dyshuarve për fajde.
Në komunikatë thuhet se Departamenti për Krime të Rënda, ka vendosur për caktimin e masës së sigurisë kundër J.K., M.K., M.M., dhe K.I.
“Gjykata në këtë rast gjen se ekziston dyshimi i bazuar se të pandehurit kanë kryer veprat penale të lartpërmendura, dhe ky dyshim i bazuar mbështet nga faktet dhe provat të cilat janë të bashkangjitura deri në këtë fazë”, thuhet në komunikatë.
Tutje, Gjykata ka njoftuar se kundër të pandehurve J.K., M.K., dhe M.M., është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej një muaji për secilin.