-1.3 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Buy now

spot_img

​Pacolli premton se në qeverisjen e tij do të ketë rritje ekonomike mbi 8 për qind

Presidenti i AKR-së, Behgjet Pacolli, i shoqëruar edhe nga bashkëpuntorë të tij, sot ka zhvilluar një takim me elitën intelektuale të Gjilanit.

Në këtë takim, i pari AKR-së, Behgjet Pacolli tha se AKR pati një fat që mbeti jashtë Parlamentit, për arsye se do ta kishte të vështirë të mbijetonte në atë që është parë deri më tani dhe shtoi se këtë e kanë shfrytëzuar për ta riformuar AKR-në dhe të përgatiten për sfida të reja.

Ai tha se programi i AKR-së është i bazuar vetëm në punë për arsye, se çdo opsion jashtë kësaj për Kosovën, është opsion i vonuar.

“Programi ynë qeverisës është i bazuar në punë dhe nëse ju them disa pika prej programit, këto janë ato më të rëndësishmet. AKR funksionon me një administratë të reduktuar, diku mbi 60 për qind të administratës ekzistente nuk do të jetë më e nevojshme për qeverisjen e AKR-së. Ky reduktim i administratës publike, do të shkojë gjithmonë në favor të kualitetit të administratës së re të AKR-së. Ne nuk do të kemi 18, 19 ministri sa janë sot, AKR-ja do funksionojë vetëm me 8 departamente dhe në këto 8 departamente, do ta ketë shumë më lehtë të kuptohet dhe të kuptojë gjërat që dalin nga detyrimet e qeveritarëve për qytetarët e Kosovës”, tha ai.

“Shtyllë kryesore e zhvillimit të Kosovës, AKR-ja i sheh dy shtylla, bujqësinë dhe shërbimet. Kemi një mundësi, kemi një klimë që i përket katër stinëve ideale për prodhime bujqësore. Kemi një traditë shumë të mirë në këtë lami dhe në anën tjetër kemi toka, të cilat janë djerrina, të cilat sot shkatërrohen dhe askush nuk mirret me to. Shtylla e bujqësisë parasheh në mënyrë imidiate mbrojtjen e ambientit, ky kopsht të cilin perëndia ia ka falur Kosovës është sot duke u shkatërruar në mënyrë brutale nga vetë ne. Shikojeni çdo maje e malit është e atakuar prej njerëzve të paskrupujt, të cilët e shfrytëzojnë për nevojat e tyre personale”, tha ai.

Pacolli tha se AKR do të përkujdeset në mënyrë imidiate në ndaljen e paskrupujt të ambientit dhe kthimin e këtij ambienti në një kopsht miqësor për njerëzit.

Sa i përket shtyllës së shërbimeve, ai tha se AKR ka mundësi shumë të mira të bashkëpunojë me qytetarët, me rininë me programet e saja atraktive.

Sa i përket rritjes ekonomike i pari i AKR-së tha se me AKR-në në qeverisje, Kosova do të ketë rritje ekonomike mbi 8 përqind çdo vit dhe do të krijojë mbi 100 mijë vende pune çdo vit.

“AKR-ja në qeverisje do të arrijë që të ketë rritje ekonomike mbi 8 për qind çdo vit, do të arrijë që të krijoj mbi 100 mijë vende të punës çdo vit, do të arrij që ta pavarësojë, ti avancojë të hyrat bxhetore nga doganat, duke i shndërruar këto në të hyra nga veprimtaritë ekonomike. Do të krijojë mundësi të liberalizimit të tregut qind për qind, do të krijoj mundësi që njerëzit, kapitali, idetë, mallrat të lëvizin në mënyrë të lirshëm dhe do të implementojë reforma, ku prodhimi vendor do të mbrohet çdo kund”, tha ai dhe shtoi se qeverisja e AKR-së do të jetë në dispozicion 100 përqind në zhvillimin ekonomik.

Ndërsa, kryetari i Komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri tha se njerëzit të cilin nuk i përkrahin njerëzit e biznesit, kanë pak gjak shqiptari.

“Kohën e 90-të kush nuk e ka mbrojtur dhe përkrahur vizionin e Ibrahim Rugovës, ka pasur gjak pak të shqiptarit, por në vitet 98, 99, kush nuk i ka përkrahur njerëzit që e kapën pushkën për t’i dal zot atdheut, edhe ata kanë pasur pak gjak shqiptari, por lufta përfundoi. Sot duhet zhvillimi ekonomik i vendit, sot kush nuk i përkrah njerëzit e biznesit edhe ata kanë pak gjak shqiptari, për arsye se sot jemi duke luftuar për jetë apo për vdekje, jemi duke luftuar me një ekonomi tejet të shkatërruar, me një ekonomi e cila me të vërtetë ndihemi keq t’i themi dikujt se jemi kosovar”, tha ai.

Kreu i AKR-së, Behgjet Pacolli, së bashku me kryetarin e komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri edhe gjatë ditës kanë vizituar biznese në komunën e Gjilanit

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img