Zëdhënësja e Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës, Florie Ahmeti, tha për Sinjalin se viktima është dërguar për tretman mjekësor.
“Rreth orës 08:30 kemi pranuar informatën se në rrugën “Agim Ramadani” në Prishtinë, ka ndodhur një aksident trafiku me lëndime. Në këtë aksident kanë qenë të përfshirë, një këmbësore dhe një automjet. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore ka pësuar këmbësorja dhe e njëjta është dërguar për tretman mjekësor. Me rastin po merret njësiti i trafikut”, tha Ahmeti.
Lidhur me gjendjen shëndetësore të këmbësores, është deklaruar drejtori i Klinikës Emergjente në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, Naser Syla, i cili ka thënë se ajo ndodhet në gjendje stabile.