1.5 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Buy now

spot_img

Rikthimi i ish-presidentit Obama

Barack Obama u rikthye në publik me disa shaka “me kripë”, veshje “casual” dhe me premtimin se do ta fokusojë energjinë e tij postpresidenciale drejt inkurajimit të gjeneratës së re të udhëheqësve.

Duke folur në Universitetin e Chicagos, ish-presidenti amerikan u duk i rehatuar dhe në humor të mirë, si dikush i kthyer nga pushime të gjata.

“Hej, pra, çfarë ka ndodhur kur unë nuk kam qenë këtu?”, pyeti ai, i pritur me të qeshura nga audienca.

Jeta e politike e 55-vjeçarit Obama pas Shtëpisë së Bardhë ka qenë subjekt i shumë spekulimeve dhe ai madje duhet të ketë pyetur edhe veten për këtë çështje që nga 20 janari.

Të hënën, ai dha një përgjigje: do të përqendrohet mbi të gjitha te përpjekjet për të rregulluar politikën jofunksionale të Amerikës.

“Unë po kaloj shumë kohë duke menduar se cila është gjëja më e rëndësishme që mund të bëj në të ardhmen. Jam i bindur se, pavarësisht shumë kauzave për të cilat kujdesem, gjëja më e rëndësishme që mund të bëj është të ndihmoj në çfarëdolloj mënyre për të përgatitur gjeneratën e ardhshme të udhëheqësve në përpjekjet për të ndryshuar botën”, tha Obama.

Çështje si pabarazia ekonomike dhe mungesa e mundësive, një sistem drejtësie i drejtë dhe ndryshimet klimatike, sipas Obamës duhet të zgjidhen.

“Të gjitha këto probleme janë serioze. Ato janë të vështira, por jo pa zgjidhje. Ajo që na pengon aktualisht që t’i luftojmë dhe të bëjmë progres, në të vërtetë ka të bëjë me politikën dhe jetën tonë qytetare”, tha Obama.

Obama reflektoi edhe për fjalimin e famshëm të tij në Konventën Kombëtare Demokrate në Boston, rreth 13 vite më parë.

“Kur unë thashë në vitin 2004 se nuk ka shtete të kuqe apo blu, por ka Shtete të Bashkuara të Amerikës, ky ishte një koment aspirues. Por sot, unë besoj ende te kjo”, tha Obama.

Obama ka ruajtur një profil të ulët që nga fundi i mandatit të dytë të tij. Ishte fokusuar te ndërtimi i fondacionit të tij dhe te shkrimi i kujtimeve, ndërkohë që edhe ka pushuar në “Palm Springs” të Kalifornisë dhe në Ishujt Virgin.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img