Kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, së bashku me Drejtorin e Sportit, Pajtim Balaj, i kanë pritur sot në takim drejtuesit e klubit të futbollit Llapi, të udhëhequr nga trajneri Tahir Batatina, drejtori sportiv Mentor Zhdrella, sekretari Muhamet Rexhepi dhe disa futbollistë të prirë nga kapiteni Benjamin Emini.
Kryetari Bulliqi i ka përgëzuar drejtuesit dhe futbollistët e klubit për paraqitjet dhe ndeshjet e mira që i kanë zhvilluar në këtë fillim kampionati.
Ndërsa, klubi llapjan njofton se qëllim i kësaj vizite ishte shpalosja e projektit të ri të Arenës “Zahir Pajaziti” ku parashihet vendosja e mbulojës së stadiumit, rritja e kapacitetit të ulëseve dhe ndërtimi i tribunës lindore, me ç’rast Kryetari Bulliqi u zotua se së bashku me Ministrinë për Kulturë, Rini e Sport do ta mbështesin idenë që Arena “Zahir Pajaziti” të marrë pamje edhe më të bukur. /Gazeta Express/
https://www.facebook.com/KFLlapi/posts/739303131547506?ref=embed_post