4.9 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Buy now

spot_img

Gërvalla në SHBA takon asistenten speciale të Biden, flasin për agresionin serb dhe synimin e Kosovës për NATO

Shefja e diplomacisë kosovare, Donika Gërvalla-Schwarz ka njoftuar sot se është takuar me asistenten speciale të Presidentit të SHBA-së dhe Drejtoreshën e Lartë për Evropën në Këshillin Kombëtar të Sigurisë, Amanda Sloat, raporton Express.

Kryediplomatja kosovare ka thënë se ka diskutuar për situatën aktuale të sigurisë në Kosovë dhe në rajon, duke theksuar rëndësinë e mbajtjes së Serbisë përgjegjëse për agresionin e saj.

Përveç tjerash në takim kaën diskutuar edhe për nevojën urgjente për forcimin e aftësive vetëmbrojtëse të Kosovës, ku ministrja e Jashtme ka kërkuar mbështetje për anëtarësim të Kosovës në NATO.

„Takim i mirë me Amanda Sloat, Asistente Speciale e Presidentit dhe Drejtoreshë e Lartë për Evropën në NSC. U diskutua për situatën aktuale të sigurisë në Kosovë dhe rajon, duke theksuar rëndësinë e mbajtjes së Serbisë përgjegjëse për agresionin e saj. Gjithashtu u trajtua nevoja urgjente për forcimin e aftësive vetëmbrojtëse të Kosovës dhe kërkova mbështetje për anëtarësimin e vendit tonë në NATO. Mirënjohës për mirëkuptimin dhe mbështetjen e palëkundur të SHBA për Kosovën”, ka shkruar ministrja e Jashtme, Donika Gërvalla-Schwarz./Express/

https://twitter.com/gervallaschwarz/status/1717131375289999396?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1717131375289999396%7Ctwgr%5E4c13bd7307f5b612c700fb1f76f9033766ab70c6%7Ctwcon%5Es1_&ref_url

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img