Ambasadori i Bashkimit Evropian në Prishtinë, Tomas Szunyog, ka vizituar sot Akademinë e Drejtësisë së Kosovës me rastin e Ditës Evropiane të Drejtësisë, raporton Gazeta Sinjali.
Përmes një njoftimi të Zyrës së BE-së në Kosovës, bëhet e ditur se Szunyog është takuar me gjeneratën e re të gjyqtarëve dhe prokurorëve dhe diskutoi për sfidat me të cilat përballet Akademia e Drejtësisë.
“BE-ja mbetet e përkushtuar për të siguruar një sistem drejtësie që funksionon mirë”, ka thënë ai.
https://www.facebook.com/EuropeanUnionInKosovo/posts/737628231737326?ref=embed_post