7.7 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Buy now

spot_img

Ideja për ringjalljen e dialogut, Limaj: Kur s’ke letër tënden, do të punosh në letrën e atij që e sjellë

“Nëse dikush të sjellë një propozim dhe si s’ke letër tënden, gjithmonë do të punosh në letrën e atij që ta ka sjellë”, deklaroi kështu, Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj.

Limaj u shpreh kështu gjatë diskutimit për planin e pesëshes diplomatike për ringjalljen e dialogut Kosovë-Serbi.

“Nga përvoja ime, nëse dikush ta sjellë një letër me një propozim dhe ti s’ke letër tënden, gjithmonë do të punosh në letrën e atij që ta ka sjellë. Kjo është si punë e kontratës. Në raport me çështjen e dialogut, bëhet diferenca e lidershipit, janë këto situata që dallojnë. Nga një politikë që duhet ta bëjnë burrështetasit, me këtë politikë të Qeverisë në raport edhe me dialogun, e që tani po na vijnë pasojat, këtë politikë e bëjnë hipokritët dhe qyqarët. Kur je “qyqan” dhe e di mirë se si është puna, por përsëri ik, gënjen e shpif. Nga gabimet radhazi të Qeverisë, e deri këtu ku po flasim, karakterizohet një politikë “qyqarllake, hipokrike”, deklaroi Limaj në emisionin “Këndi i Debatit”.

Në një takim të diplomacisë ndërkombëtare, emisarët nga Evropa dhe Amerika kanë prezantuar një plan të ri për të ringjallur dialogun midis Kosovës dhe Serbisë.

Vizita e pesëshes në Kosovë kishte për qëllim të zbutë tensionet dhe për të arritur një marrëveshje të qëndrueshme pas sulmit terrorist në veri.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img