0.3 C
Pristina
Friday, December 27, 2024

Buy now

spot_img

Avramopoulos vlerëson lart progresin në luftën kundër krimit dhe korrupsionit

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, ka takuar sot në Bruksel komisionerin për Migrim, Punë të Brendshme dhe Shtetësi, Dimitris Avramopoulos, me të cilin diskutuan gjerësisht të arriturat e deritashme dhe hapat e fundit që duhet të ndërmerren nga Kosova në procesin e liberalizimit të vizave.
Sipas njoftimit nga zyra e Kryeministrit,  Avramopoulos  vlerësoi lartë progresin e arritur nga Qeveria e Kosovës duke përfshirë luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.
Komisioneri Avramopoulos shprehu përkrahjen e tij dhe të Komisionit Evropian në këtë proces, për qytetarët dhe institucionet e Republikës së Kosovës dhe gatishmërinë që të ndihmoj këto institucione në procesin e demarkacionit.
Gjatë qëndrimit në Bruksel, kryeministri Isa Mustafa do të zhvilloj takim me Presidentin e Partive Popullore Evropiane, për të kërkuar përkrahjen e tyre në Parlamentin Evropian, Këshillin Evropian dhe në Komisionin Evropian për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës dhe avancimin e proceseve të tjera eurointegruese të Kosovës.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img