3.4 C
Pristina
Tuesday, November 26, 2024

Buy now

spot_img

Qeveria do të shtyjë sërish regjistrimin e popullsisë

Qeveria e Kosovës pritet që sërish të merr vendim për shtyrjen e procesit të regjistrimit të popullsisë në vend.

Bëhet e ditur se pas kërkesës të Agjencisë së Statistikave të Kosovës, ekzekutivi i vendit pritet që gjatë kësaj jave të merr vendim ta shtyjë sërish procesin e regjistrimit të popullsisë.

Zëvendëskryeshefi i ASK-së, gjatë raportimit të premten në Komisionin parlamentar për Buxhet, ka numëruar edhe disa sfidat tjera që e bëjnë të vështirë nisjen e procesit të regjistrimit, siç janë mungesa e tabletave, mungesa e mbikëqyrësve të procesit dhe mostrajnimi i mbikëqyrësve.

Madje, ai ka thënë në Komision se ASK-ja ka dorëzuar propozim në Qeveri për ta shtyrë datën e regjistrimit të popullsisë në prill të vitit të ardhshëm.

Qeveria me vendimin e fundit pati vendosur që procesi i regjistrimit të popullsisë të nisë më 1 nëntor dhe të zgjasë deri më 15 dhjetor.

 

Regjistrimi i fundit i popullsisë në Kosovë është bërë në vitin 2011, ndërsa regjistrimi që është dashur të bëhet në vitin 2021, është shtyrë për shkak të pandemisë COVID-19.

Sipas regjistrimit të 2011-ës, numri i përgjithshëm i banorëve në Kosovë, llogaritet të jetë rreth 1.8 milionë banorë./KP

 

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img