Dy aksidente kanë ndodhur në të njëjten kohë në Veternik të Prishtinës.
Katër persona janë lënduar nga këto dyja aksidente.
Kështu tha për Klankosova.tv zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës Flora Ahmeti.
Ahmeti bëri të ditur se në aksidentin e parë janë lënduar tre persona kurse në të dytin, një person.
Ajo theksoi se në rastin e parë janë përfshirë tre automjete kurse në tjetrin dy.
“Personat e lënduar janë dërguar për tretman mjekësor ndërkohë që me rastin po merret njësiti i trafikut”, tha Ahmeti.