Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka zhvilluar takim me ekonomistin Joseph E. Stiglitz, fitues i çmimit Nobel.
Kurti ka thënë se në këtë takim kanë diskutuar për progresin në Kosovë dhe ngjarjet e ndryshme gjeopolitike në mbarë botë.
Ai në një postim në platformën X ka thënë se takimi me Stiglitz, është një privilegj.
Kurti po qëndron në Greqi ku ka qenë pjesë panelit diskutues të organizuar nga The Economist, me temë “Thellimi i Solidaritetit: Si mundet Evropa të dalë më e fuqishme nga trazirat aktuale gjeopolitike?”.
Ai në fjalimin e tij ka thënë se demokracia në Evropë po kërcënohet nga Rusia dhe Serbia.
Sipas njoftimit të Qeverisë së Kosovës, Kurti në Greqi do të ketë edhe takime bilaterale