7.1 C
Pristina
Thursday, November 28, 2024

Buy now

spot_img

Ministrja Hajdari gjobitet me 200 euro për shkeljen e fëmijës, reagon deputeti i LDK-së

Deputeti nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Besian Mustafa, ka reaguar pasi Gjykata Themelore e Prishtinës, ka dënuar me 200 euro gjobë ministren e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdarit, e cila kishte goditur një fëmijë me veturë.

Mustafa, përmes një postimi në Facebook, është shprehur se edhe nëse merr dru në mal, dënohesh më shumë, kurse ministrja e ka goditur një fëmijë e gjobitet vetëm 200 euro.

“Roja e pyllit me t’nxan me dru’ të dënon ma shumë! Ministrja e shkelë me veturë një vajzë 9 vjeçare, dënohet 200 euro. Kaq ka vlerë për ta një fëmi, 200 euro”, është shprehur Mustafa.

Tutje, ai është shprehur se në këtë rast nuk mjafton dorëheqja e ministres dhe se partia në pushtet është e mbuluar kokë e këmbë në turp.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img