5.9 C
Pristina
Tuesday, February 25, 2025

Buy now

spot_img

Tre të dyshuarve për sulmin terrorist në Banjskë iu vazhdohet paraburgimi edhe për 2 muaj

Gjykata Themelore në Prishtinë ua ka vazhduar masën e paraburgimit të dyshuarve për sulmin terrorist të 24 shtatorit në fshatin Banjskë të Zveçanit.

Kjo është konfirmuar për Gazetën Online Reporteri.net nga zëdhënësja e kësaj gjykate, Mirlinda Gashi.

“Referuar kërkesës tuaj për informata, ju njoftojmë se pas kërkesës së Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës për vazhdimin e masës së paraburgimit në çështjen penale kundër të pandehurve V.T, B.S dhe D.M, Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti Special ka vendosur lidhur me kërkesën e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës.

Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti Special ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, ashtu që të pandehurve V.T, B.S dhe D.M, iu është vazhduar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej 2 (dy) muaj, për secilin”, tha Gashi për Reporteri.net.

Një grup terrorist serb të dielën e 24 shtatorit sulmuan Policinë e Kosovës në Banjskë të Zveçanit më 24 shtator, duke lënë të vrarë rreshterin Afrim Bunjaku.

Policia e Kosovës kishte vrarë tre terroristë, derisa sulmuesit tjerë kishin arritur të largoheshin pasi ishin strehuar për disa orë në Manastirin e Banjskës.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img