1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Buy now

spot_img

Zbatimi i Ligjit për digjitalizim, kryesisht në kompetencë të KPM-së

Mbikëqyrja e zbatimit të Ligjit për Digjitalizimin e transmetimeve radiodifuzive tokësore, ishte temë e debatit të sotëm në dëgjimin publik, të organizuar nga Komisioni për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Tregti dhe Industri, njofton kumtesa nga Kuvendi.
Debatin e udhëhoqi deputeti Raif Qelaj, anëtar i Komisionit dhe kryesues i grupit punues për mbikëqyrjen e zbatimit të këtij ligji.

Duke folur për qëllimin e këtij takimi, Qelaj vuri në dukje rëndësinë e zbatimit të këtij ligji dhe për të arritur këtë ai vlerësoi se duhet angazhim i të gjithë faktorëve relevantë dhe grupeve të interesit.

Në emër të Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik (MZHE), foli Enver Basha.

Sipas tij, niveli i zbatimit të ligjit nuk është i kënaqshëm dhe kjo është si pasojë e ndryshimit të Projektligjit të cilin e ka propozuar MZHE-ja. Lidhur me këtë ai u shpreh:

“Kuvendi ka amendamentuar disa nene të cilat e kanë shkarkuar ministrinë nga përgjegjësia e zbatimit të ligjit. Prandaj, përgjegjësia e implementimit të tij tashmë është kryesisht në kompetencë të Këshillit të Pavarur të Mediave (KPM), i cili nuk ka kapacitete të mjaftueshme të implementimit të ligjit”, theksoi Basha.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img